News Image

Në një takim me pjesëmarrje të gjerë në Rethimno të Kretës, “Lëvizja Shqipëria Bëhet” bashkoi diasporën shqiptare që jeton atje rreth vizionit për ndryshim. Kryetari Adriatik Lapaj prezantoi prioritetet kryesore: votën e diasporës, hapjen e listave zgjedhore, ligjin për referendumet dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, duke theksuar nevojën për një sistem më të drejtë dhe përfaqësues në Shqipëri.

Lexo më shumë
News Image

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Heraklion të Kretës, ku u prezantuan pikat kryesore të programit në fusha si siguria, ekonomia dhe mirëqenia sociale. Përfaqësuesit e lëvizjes theksuan rëndësinë e përfshirjes së diasporës në proceset demokratike, duke bërë thirrje për regjistrim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 11 majit, si një hap kyç drejt ndryshimit në Shqipëri.

Lexo më shumë
News Image

Qindra banorë të Laçit dhe zonave përreth u mblodhën në Pallatin e Kulturës për të shprehur mbështetjen ndaj Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, duke shënuar edhe formalizimin e strukturave të saj në këtë zonë. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e lëvizjes ngritën shqetësime për situatën ekonomike dhe sociale në Kurbin, ndërsa prezantuan prioritetet dhe programin politik që synon zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Takimi u shoqërua me thirrje për angazhim qytetar, pjesëmarrje aktive në proceset demokratike dhe mbështetje për ndryshimin e sistemit në Shqipëri.

Lexo më shumë
News Image

Qindra shqiptarë që jetojnë në Hamburg iu bashkuan një takimi të organizuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ku u diskutua gjerësisht mbi nevojën për ndryshim të sistemit politik në Shqipëri dhe rolin vendimtar të diasporës në këtë proces. Gjatë aktivitetit, drejtuesit dhe përfaqësuesit e lëvizjes theksuan rëndësinë e angazhimit qytetar, rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe forcimin e lidhjes së shqiptarëve jashtë vendit me zhvillimet politike në atdhe. Thirrjet për regjistrim dhe votim masiv në zgjedhjet e 11 majit u shoqëruan me mesazhe shprese dhe mobilizimi, duke e paraqitur diasporën si një faktor kyç për të sjellë ndryshim real në Shqipëri.

Lexo më shumë
News Image

Në fund fjalën e mori kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në politikë, duke vënë theksin te ndershmëria dhe profesionalizmi i brezit të ri. Ai kritikoi klasën politike të 34 viteve të fundit për mungesën e alternativave dhe refuzimin e debatit mbi dështimet e saj.Lapaj u ndal tek disa pika të programit të 'Shqipëria Bëhet':Arsimi – Rritje e buxhetit për arsimin në 7% të PBB-së brenda mandatit të parë, shkolla me orar të zgjatur dhe kushte më të mira për nxënësit.Ekonomia dhe biznesi – Përjashtim nga tatimi për fitimin për bizneset e vogla me xhiro deri në 200 milionë lekë, eliminimi i kontrolleve abuzive dhe formalizimi i tregut.Burimet natyrore – 10% e fitimeve nga burimet natyrore do t’u kalojnë bashkive për investime lokale në shkolla, kopshte dhe infrastrukturë.Shëndetësia – Reformim i sistemit me kontrata ortakërie për mjekët, duke i paguar sipas performancës për të garantuar shërbim cilësor.Kadastre dhe infrastrukturë – Transferimi i kompetencave të Kadastrës te noterët për të përshpejtuar procesin e pronësisë.Në përmbyllje, Lapaj bëri thirrje për angazhim të qytetarëve dhe theksoi se ndryshimi është i mundur vetëm me pjesëmarrje dhe mbështetje të fortë. “Forca Shkodra! Forca Shqipëria! Është koha për ndryshimin e madh!” përfundoi ai.

Lexo më shumë
News Image

“Unë sot do të flas për shpresën. Është një shprehje që më pëlqen shumë dhe që mundohem të frymëzoj ekipin tim, shqiptarët dhe çdo kush që takoj: ‘Aty ku nata është më e errët, aty nis një agim më i ri!’ Gara është themeli i gjithçkaje, në mënyrë që më të mirët të na udhëheqin në shëndetësi, në shkencë, në gazetari, në drejtësi, në sport. Paramendoni një ekip ku futen lojtarët se janë miku apo shoku i filanit, kurrsesi nuk mund të shpallen kampionë. Më të mirët janë ata që futen në fushën e lojës pavarësisht të kujt janë apo sa para kanë. Kjo mund të bëjë ndryshimin e madh për të ndërtuar një vend demokratik si ky që jeni ju. Nuk bëhet thënë. Si mund të mos bëhet? Po çfarë ka Shqipëria në krahasim me këtë vend ku jemi këtu? Mos ka det më të keq? Male më të pakta? Toka bujqësore më të pakta? Më pak diell? Shqipëria i ka të gjitha, por nuk ka gjë, sistemin demokratik me në krye garën që sjell ndryshimin. Ne këtë duam të bëjmë. Nuk është çështje individësh, është çështje e një formule që është ndërtuar gabim. Ne këtë duhet ta shembim. Na ngelet o të jemi peng i këtyre, ose të përballemi me ta dhe të vendosim një model të ri. Prandaj kam vetëm një thirrje për ju: Ju lutem mos na lini vetëm!” u shpreh Lapaj.

Lexo më shumë