February 22, 2025

Mikpritje masive në Rrethimno, Kretë

Image BD

Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet mbajti këtë të shtunë, datë 22 Shkurt, ora 18:00,  një takim në qytetin e Rrethimno-s, në ishullin e Kretës. Takimi u drejtua nga Kryetari i Partisë, Adriatik Lapaj, dhe nga një pjesë e anëtarëve të tjerë të ekipit, përfshirë ekonimistin, Vasil Dajko, inxhineren, Anica Papadhima, stomatologen, Fioralba Dervishi, ish-ushtarakun, Ergys Llanaj dhe publicistin, Arjan Konomi.

Gjatë këtij takimi, u zhvilluan diskutime mbi projektet dhe strategjitë që partia ka për zhvillimin politik të Shqipërisë.

Kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj prezantoi katër pikat kryesore të platformëssë Levizjes Shqipëria Behet: votën e diasporës, hapjen e listave zgjedhore për të mundësuar qytetarëve të votojnë për kandidatët e preferuar, pra reforma zgjedhore që i jep fund sistemit të mbyllur, miratimin e një ligji për referendumet që garanton fjalën e fundit për qytetarët, dhe depolitizimin e administratës zgjedhore duke siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të pavarur.

“Ne kemi një platformë që synon të nxjerrë në majë përmes garës ata që janë më të mirët në fushën e tyre, në arsim, në inxhinieri, në sport, në art, në drejtësi, në kulturë, dhe nëse më të mirët na udhëhoqën, vendi fillon e përparon në të gjitha sektorët dhe jeta bëhet më e mirë. Pas votës së diasporës, si një shtyllë e reformimit të vendit, e dyta është hapja e sistemit zgjedhor. Sot sistemi është i mbyllur, që do të thotë se kryetarët e partive emërojnë kë duan dhe qytetarët janë të detyruar të votojnë të keqen më të vogël. Ajo që ne propozojmë është hapja e listave zgjedhore. Duhet ndryshuar kjo gjë, nuk duhen parë partitë si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, por si bashkim vullnetesh zgjedhore. Këta 140 deputetë të garojnë në një zonë të vetme zgjedhore. Ka rëndësi renditja, por si të votojë qytetari. Shtylla jonë e tretë është ligji për referendumet, ku vullneti i jepet qytetarit përmes këtij ligji dhe ky është ndryshimi. Pra, garancia duhet të jetë ligji, pavarësisht cili do vendim nga qeveria. Fjala e fundit i jepet qytetarit. E fundit është pika e katërt, për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne themi që i gjithë procesi i zgjedhjeve të kopjohet nga modeli që keni ju këtu në Greqi, do duhet që procesi të jetë në dorë të profesionistëve të lirë, noterëve, gjykatësve,dentistëve etj. Dhe nëse kapesh duke prekur qoftë edhe një votë, shkon në burg dhe humbet licencën.”