Mikpritje e jashtëzakonshme dhe në Pisa

Në New York, një vit më parë, takova një zotëri që kishte 40 vite që kishte ikur nga Shqipëria. Ishte rreth 56 vjeç dhe quhej Belul. Ishte një nga investitorët më të mëdhenj shqiptarë në New York. Ishte një njeri që, kur e takova dhe e dëgjoja tek fliste, më iknin lotët. I thashë: “Mirë këta, po ti që ke 40 vjet?” Më tha: “Adriatik, tik e shumë të drejtë. Mua Amerika më dha shumë gjëra. Ndoshta pa Amerikën, po të kisha ndenjur në Shqipëri, do isha një hallexhi. Por ka një gjë që nuk e ndërroj dot edhe po të dua. Sa herë mbyll sytë dhe shkoj të fle, ëndrrat i shikoj në shqip.”Ndaj diaspora jonë është shpresa ime. Ju jeni shpresa e fëmijëve që vuajnë për ilaçe. Më besoni, jeni shpresa e pensionistëve që vuajnë për pensione të ulëta. Jeni shpresa dhe ëndrra e një kombi për ndryshim sepse ju nuk shiteni për 50 euro, as për 100, sepse juve nuk jua heqin dot pensionin e invaliditetit dhe nuk ua heqin dot shpresën për licenca. Ndaj bashkohuni për të bërë një ndryshim të madh. Me shumë përulësi ju kërkoj një gjë nga zemra: ju lutem, mos na lini vetëm! Mos na lini vetëm!
Lexo më shumë
.jpeg)



