.jpeg)
Pas më shumë se tre muajsh protestë para Kryeministrisë, aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë përballur me ndërhyrje të vazhdueshme të policisë, sekuestrim të materialeve dhe tensione. Edhe pse Prokuroria vendosi mosfillim procedimi për protestën e 5 janarit dhe kthimin e materialeve, më 6 mars aktivistët i rivendosën ato, por policia ndërhyri menjëherë duke i larguar sërish. Ndërhyrje të ngjashme u përsëritën edhe më 8 dhe 12 mars, ku u hoqën çadra, pankarta dhe mjete të tjera të protestës. Gjatë këtyre përplasjeve pati edhe shoqërime të protestuesve dhe tensione para Komisariatit nr.1, ndërsa avokatëve fillimisht nuk iu lejua hyrja. Janë hapur disa procedime penale ndaj aktivistëve për akuza si “pushtim toke”, “grumbullime të paligjshme” dhe “prishje e qetësisë publike”, të cilat ata i kundërshtojnë. Pavarësisht situatës, aktivistët deklarojnë se do të vijojnë protestën, duke e konsideruar një të drejtë kushtetuese dhe një formë reagimi ndaj keqqeverisjes.
Lexo më shumë




