News Image

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke e lidhur situatën me mungesën e mbështetjes për fermerët. Sipas tij, kostot e larta vijnë nga mungesa e subvencioneve dhe politikave mbështetëse në bujqësi. Lapaj thekson se fermerët vazhdojnë të prodhojnë pavarësisht vështirësive, ndërsa prezanton edhe propozimet e lëvizjes për subvencione, kredi të buta dhe mbështetje më të madhe për sektorin.

Lexo më shumë
News Image

Nënkryetarja Dorina Prethi dhe Kryetari Adriatik Lapaj, u pritën në një takim nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z. Silvio Gonzato.Gjatë takimit u trajtua situata aktuale politike në vend, duke vënë në pah nevojën për reforma reale që garantojnë garë të barabartë politike dhe përfaqësim të drejtë të vullnetit të qytetarëve.

Lexo më shumë
News Image

Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër lidhur me situatën e sektorit të naftës në Shqipëri, duke denoncuar atë që e cilëson si keqmenaxhim dhe abuzim nga institucionet shtetërore.Sipas tij, në zonën e Mallakastrës, nafta po derdhet “si lum”, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me çmime shumë të larta të karburantit. Lapaj akuzon drejtpërdrejt shtetin shqiptar dhe kompaninë Albpetrol për mungesë kontrolli dhe përgjegjësie.

Lexo më shumë
News Image

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 218 lekë/litër, duke rënduar kostot për qytetarët dhe bizneset. Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar diferencat me rajonin, ku nafta në Kosovë kushton rreth 160 lekë/litër dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 145 lekë/litër. Sipas tij, çmimi i lartë në Shqipëri lidhet me barrën fiskale, ndërsa një qytetar në Tiranë paguan deri në 45 euro më shumë për një furnizim prej 60 litrash krahasuar me vendet fqinje. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kërkon uljen ose pezullimin e taksave që ndikojnë në rritjen e çmimeve.

Lexo më shumë
News Image

A je një e re/i ri që dëshiron të jetë një zë që dëgjohet dhe bën diferencën në komunitet? A do të ndikosh realisht në vendimmarrje dhe të mos mbetesh vetëm spektator?AKADEMIA E LIDERSHIPIT PO VJEN PËR TY! Një nismë e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e krijuar për të fuqizuar të rinjtë dhe për t’i përfshirë aktivisht në jetën publike, politikë dhe proceset vendimmarrëse. Qëllimi është i qartë: Të ndërtojmë një brez të ri liderësh, të pajisur me aftësi konkrete organizimi, mendim kritik dhe guxim për të sjellë ndryshim real në shoqëri. Është koha jote!

Lexo më shumë
News Image

Drejtuesi i Qarkut Shkodër, Amel Pervizi ka reaguar lidhur me debatin për të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke kritikuar qëndrimet e disa deputetëve që, sipas tij, pretendojnë të mbështesin çobanët ndërkohë që votojnë politika që i dëmtojnë ata. Pervizi i referohet një deklarate të një deputeteje e cila ka përdorur shprehjen “Make çobani cool again”, duke e cilësuar këtë si një kontradiktë me mbështetjen që, sipas tij, i jepet politikave të qeverisë përmes votës në parlament.

Lexo më shumë