March 25, 2026

A je një e re/i ri që synon të jesh një zë që rritet në komunitet? A dëshiron të ndikosh realisht në vendimmarrje dhe të mos mbetesh vetëm spektator?
AKADEMIA E LIDERSHIPIT PO VJEN PËR TY!
Kjo është një nismë e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, që synon të fuqizojë të rinjtë dhe t’i përfshijë aktivisht në komunitet, politikë dhe në proceset vendimmarrëse. Qëllimi është i qartë: të ndihmojë të rinjtë të rriten si liderë, të fitojnë aftësi organizimi dhe të bëhen pjesë e ndryshimit në shoqëri.
ÇFARË PËRFITON NGA AKADEMIA?
Akademia është një hap konkret drejt krijimit të lidershipit të brezit të ri në politikë dhe ndikimit real të këtij brezi në shoqëri. Me ekspertë dhe profesionistë me përvojë, programi dhe modulet do të përshtaten edhe sipas interesit të pjesëmarrësve.
Çfarë përmbajnë modulet?
ZHVILLIM & FORMIM SI LIDER - Mësonlidershipin, vendimmarrjen dhe ndërtimin e kauzave të përbashkëta për shoqërinë. Zhvillon aftësi si e folura ne publik, argumentimi dhembrojtja e ideve.
PRAKTIKË REALE & EKSPERIENCË - Përfshihesh në simulime dhe situata reale që të mësojnë si funksionon vendimmarrja dhe debati.
ANGAZHIM DHE NDIKIM - Ndërton dhe çon përpara KAUZA PUBLIKE, përfshihesh në iniciativa konkrete dhe krijon ndikimin real në komunitet.
KOHËZGJATJA
PRILL – MAJ 2026
KRITERET E APLIKIMIT
* MOSHA 18–30 VJEÇ
* GATISHMËRI PËR PJESËMARRJE NË TË GJITHA SEANCAT
APLIKO TANI! SHOQËRISË I DUHET ZËRI YT!
https://forms.gle/V8m1qLtvpdJKXosS8