News Image

“Sot jemi këtu para KQZ-së për të depozituar dy kërkesa për dy ligje që po i bëjnë dëm atdheut dhe interesit publik: ligji për ‘Paketën e Maleve’ dhe ligji për ‘Investimet Strategjike’. Dy ligje me të cilat po justifikohet marrja dhe vjedhja e pronës së qytetarëve. Këto ligje do të përballen me një proces nga ana jonë, për mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin prej ligjeve, për ta çuar vendin në referendum kombëtar. Sot po depozitojmë kërkesat e grupit nismëtar, të përbërë prej 12 personash, sipas ligjit, dhe në vazhdim do të paraqitemi në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje të vendit, dhe ftojmë qytetarët që të na kontaktojnë që të bëhen pjesë e këtij procesi”, u shpreh Lapaj.

Lexo më shumë
News Image

Sipas tij, situata është paradoksale, pasi ndërkohë që në Kuçovë “nafta del nga toka si burim uji”, qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë çmimet më të larta të karburantit në Europë. Ai theksoi se kjo vjen si pasojë e “keqadministrimit dhe vjedhjes masive që ndodh nga Albpetrol dhe institucionet shqiptare me pasurinë më të madhe të popullit”. Në videon e tij, kreu i 'Shqipëria Bëhet' solli në vëmendje edhe historikun e industrisë së përpunimit të naftës në vend. “Dikur, këtu ngrihej Rafineria e Përpunimit të Naftës në Kuçovë, e cila përpunonte deri në 150 mijë ton naftë bruto në vit. Kjo rafineri u shkatërrua nga ata që shkatërruan dhe po shkatërrojnë çdo gjë në atdheun tonë gjatë këtij tranzicioni”, deklaron Lapaj.

Lexo më shumë
News Image

Sipas propozimit, nga TVSH do të përjashtohen një sërë produktesh të domosdoshme për jetesën e përditshme, përfshirë bukën, miellin, vajin, orizin, makaronat, si dhe produkte të tjera të shportës bazë si qumështi, mishi, peshku, frutat dhe perimet. Aktualisht, këto produkte tatohen me një normë prej 20%, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët.Në projektligj theksohet se kjo masë është e domosdoshme në kushtet kur kostot e jetesës mbeten të larta dhe rëndojnë mbi buxhetin e familjeve shqiptare. Përmes këtij propozimi, synohet jo vetëm ulja e çmimeve për konsumatorët, por edhe krijimi i një klime më të favorshme ekonomike, ku qytetarët dhe bizneset përfitojnë nga politika fiskale më të lehta dhe më të drejta.

Lexo më shumë
News Image

Gjatë mbledhjes u zhvillua edhe procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar Tranzitor. Në këtë detyrë u zgjodh Gjeneral Ded Prenga, i cili do të luajë një rol kyç në drejtimin e strukturave në këtë fazë të rëndësishme organizative.Po ashtu, Këshilli miratoi disa vendime të rëndësishme me votë. U autorizua ekipi drejtues për të nisur procedurat pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sigurimin e formularëve të nevojshëm, me qëllim mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin ligj, për zhvillimin e një referendumi kombëtar. Ky referendum synon shfuqizimin e Ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.Gjithashtu Këshilli autorizoi drejtuesit e lëvizjes të bashkërendojnë veprimet me partitë e tjera të spektrit opozitar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Propozimi përfshin një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, një zonë zgjedhore dhe 140 deputetë.

Lexo më shumë
News Image

“Aktualisht në kallëzim kemi kërkuar që të hetohen të gjitha situatat që i takojnë shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës dhe ndotje të ujit, ajrit dhe tokës. Jemi të gjithë dëshmitar që sot kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe pse jemi një vend që prodhon naftës, dhe sërish një pjesë e konsiderueshme derdhet në lumenj, në tokë dëmton ekosistemin. Kemi kërkuar që të behet një hetim, të kuptojmë sesa ka fituar shteti shqiptar nga këto dhe i kërkojmë SPAK që të hetojë imtësisht gjendjen e kontratave të naftës, edhe nëse ka pasur korrupsion nga zyrtarët e lartë apo qytetarët që kanë abuzuar me nëntokën tokë. Kemi bashkëngjitur dhe provat”, tha Dorina Prethi.

Lexo më shumë
News Image

Përmes një video reagimi në rrjete sociale, Lapaj tregon se kallëzimi përfshin prova dhe fakte që synojnë të nxisin hetime të plota mbi mënyrën se si është menaxhuar kjo pasuri natyrore ndër vite. Sipas kreut të 'Shqipëria Bëhet' ndërkohë që në vend raportohen derdhje të konsiderueshme të naftës në mjedis, qytetarët shqiptarë përballen me çmime ndër më të lartat në rajon dhe në botë.Nga të dhënat e siguruara përmes komunikimeve me Agjencinë Kombëtare e Burimeve Natyrore, rezulton se gjatë periudhës 2004–2023 janë nxjerrë nga koncesionarët privatë rreth 15,054,451 ton naftë bruto. Ndërkohë, vetëm për vitet 2023–2024 janë prodhuar mbi 1.2 milion ton të tjera – thotë Lapaj në video reagim.

Lexo më shumë