News Image

Shqipëria Bëhet zhvilloi një takim me delegacionin e organizatës ndërqeveritare International IDEA, ku u prezantuan shqetësimet mbi situatën politike në vend, sfidat e ndërtimit të institucioneve funksionale dhe rëndësinë e forcimit të demokracisë pjesëmarrëse. Gjatë takimit u diskutuan nismat e Lëvizjes për rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrje, përfshirë angazhimet për votën e diasporës dhe fushatën për mbledhjen e 100 mijë firmave për zhvillimin e një referendumi popullor.

Lexo më shumë
News Image

Shqipëria Bëhet ka nisur zyrtarisht mbledhjen e 100 mijë firmave për zhvillimin e referendumit popullor që synon shfuqizimin e ligjit "Për Investimet Strategjike" dhe "Paketës së Maleve". Procesi synon t'u japë qytetarëve mundësinë të vendosin drejtpërdrejt përmes referendumit mbi dy çështje që lidhen me pronën, territorin dhe interesin publik.

Lexo më shumë
News Image

Përfaqësues të Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', deputetja Ana Dajko dhe anëtarët e Kryesisë Greta Ambeli dhe Ervis Çela, zhvilluan një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, të përbërë nga Veronika Bilkova, Oliver Kask, Saša Zagorc, si dhe ekspertët Yves-Marie Doublet dhe Laura Stefan. Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' paraqiti një sërë propozimesh që synojnë rritjen e transparencës dhe barazisë në financimin e partive politike, luftimin e financimeve informale dhe garantimin e një shpërndarjeje më të drejtë të fondeve publike, bazuar në mbështetjen reale që partitë marrin nga votuesit.

Lexo më shumë
News Image

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi fletët tip për mbledhjen e nënshkrimeve nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke i hapur rrugë nisjes së procedurës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e: Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për paketën e maleve”; Ligjit nr. 55, datë 28.05.2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Lexo më shumë
News Image

“Çdo ditë kalojnë 2 trena, nga mëngjesi në darkë. 12 vagona, të cilat mbajnë rreth 2,500 ton çdo ditë. Nafta jonë eksportohet, përpunohet jashtë dhe rikthehet këtu për t’u shitur me çmimin më të shtrenjtë në Europë.”Lapaj thekson se kjo praktikë tregon mungesë të kapaciteteve përpunuese brenda vendit dhe një model ekonomik që, sipas tij, dëmton drejtpërdrejt konsumatorët shqiptarë.Duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ai shton se:“Vetëm nga koncesionarët privatë gjatë periudhës 2004–2025 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare mbi 16 milionë ton naftë. Thënë ndryshe, është eksportuar çdo ditë sa një anije me përmasa 2,500 ton.”

Lexo më shumë