May 7, 2026

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi fletët tip për mbledhjen e nënshkrimeve nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke i hapur rrugë nisjes së procedurës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e:
Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për paketën e maleve”;
Ligjit nr. 55, datë 28.05.2015, “Përinvestimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e demokracisë direkte dhe të së drejtës së qytetarëve për t’u shprehur mbi ligje që prekin interesin publik, territorin dhe pasuritë e vendit.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të nisë menjëherë procesin e mbledhjes së firmave sapo të pajiset zyrtarisht me formularët përkatës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Organizimi do të shtrihet në çdo qytet dhe komunitet të Shqipërisë, me synimin për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Ftojmë çdo qytetar, aktivist dhe mbështetës që dëshiron të kontribuojë në këtë proces historik të bëhet pjesë e ekipit tonë për mbledhjen e firmave dhe organizimin e referendumit.