Adriatik Lapaj nis qëndresë pa ndalim përpara Kryeministrisë: Thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut

Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, nisi më 8 Dhjetor një protestë simbolike dhe të pandërprerë përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ai u ul i vetëm në një karrige, pa simbole partiake, duke e cilësuar veprimin si një thirrje qytetare për bashkim përtej ndasive politike dhe reagim ndaj situatës në vend. Lapaj theksoi se zgjodhi këtë datë për simbolikën e saj historike dhe, për shkak të mungesës së protestave, vendosi të ndërmarrë vetë këtë qëndresë, me synimin që t’i bashkohen qytetarë të tjerë si një provë për demokracinë dhe funksionimin e institucioneve.
Lexo më shumë
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
