
Kryetari i Lëvizjes, z. Adriatik Lapaj, përmendi se ndjekjen e parë penale e ka marrë në qytetin e Kukësit për një protestë kundër traut në Kukës. Lapaj theksoi se në Shqipëri ka një ndarje të thellë, që ka krijuar një Shqipëri të ndarë mes Veriu dhe Jugut, mes Toskëve dhe Gegëve, dhe mes të Djathtëve dhe të Majtëve. Kjo ndarje është bërë për të shërbyer një ideologjie që përfiton nga korrupsioni. Ai e theksoi se nuk ka veri apo jug, por ka vetëm një Shqipëri, dhe se të gjithë duhet të bashkohen për të ndryshuar atë. Lapaj përmendi gjithashtu çështjen e tokave të ndërtimit të liqenit, ku Shqipëria ka pasur energji për 50-60 vjet, dhe tha se nëse një ditë do të kishte vendimmarrje të drejtë, çdo kuksian do të merrte përsëri atë që ka humbur. Ai theksoi se Kukësi, i njohur për kromin, bakrin dhe energjinë, sot është një ndër qytetet më të varfra të Shqipërisë, për shkak të abuzimeve të atyre që e kontrollojnë.
Lexo më shumë


.jpg)

