April 9, 2026
.jpeg)
Nënkryetarja Dorina Prethi dhe Kryetari Adriatik Lapaj, u pritën në një takim nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z. Silvio Gonzato.
Gjatë takimit u trajtua situata aktuale politike në vend, duke vënë në pah nevojën për reforma reale që garantojnë garë të barabartë politike dhe përfaqësim të drejtë të vullnetit të qytetarëve.
Në këtë kuadër, Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' ritheksoi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor mbetet një nga pikat tona kyçe dhe prioritare, si një kusht i domosdoshëm për garantimin e barazisë së votës dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve në përfaqësimin parlamentar.
Ne besojmë se vetëm një sistem proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore, garanton që çdo qytetar të ketë peshën e vërtetë në votën e tij, e kësisoj të jetë i përfaqësuar drejtpërdrejtë në parlament.
Falenderojmë Ambasadorin dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri për pritjen, diskutimin e hapur dhe shkëmbimin e vlefshëmtë mendimeve.
