May 28, 2026

Përfaqësues të Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', deputetja Ana Dajko dhe anëtarët e Kryesisë Greta Ambeli dhe Ervis Çela, zhvilluan një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, të përbërë nga Veronika Bilkova, Oliver Kask, Saša Zagorc, si dhe ekspertët Yves-Marie Doublet dhe Laura Stefan.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore dhe veçanërisht mbi draftin e ri për financimin e partive politike.
Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' paraqiti një sërë propozimesh që synojnë rritjen e transparencës dhe barazisë në financimin e partive politike, luftimin e financimeve informale dhe garantimin e një shpërndarjeje më të drejtë të fondeve publike, bazuar në mbështetjen reale që partitë marrin nga votuesit.
Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' mbetet e angazhuar për një reformë zgjedhore që garanton konkurrencë të ndershme, transparencë dhe garë reale mes forcave politike.

