May 9, 2026

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' mori pjesë në Kongresin e Bashkimit të partive të Koalicionit VLEN, një moment domethënës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që po japin një mesazh të qartë bashkimi dhe përgjegjësie politike përtej interesave të ngushta partiake.
Ky bashkim dëshmon se kur qëllimi është përfaqësimi dinjitoz dhe e ardhmja e shqiptarëve, politika duhet të shërbejë si mjet bashkimi dhe koordinimi rreth interesave kombëtare.
Lëvizja Shqipëria Bëhet' u përfaqësua në këtë kongres nga Sekretari Organizativ, Erion Muska, si dhe anëtarët e Kryesisë, Najada Kambo dhe Rigert Kapllani, duke përcjellë mbështetjen për çdo model bashkëpunimi që vendos interesin kombëtar dhe qytetarin mbi llogaritë e vogla politike.




