News Image

“Unë sot do të flas për shpresën. Është një shprehje që më pëlqen shumë dhe që mundohem të frymëzoj ekipin tim, shqiptarët dhe çdo kush që takoj: ‘Aty ku nata është më e errët, aty nis një agim më i ri!’ Gara është themeli i gjithçkaje, në mënyrë që më të mirët të na udhëheqin në shëndetësi, në shkencë, në gazetari, në drejtësi, në sport. Paramendoni një ekip ku futen lojtarët se janë miku apo shoku i filanit, kurrsesi nuk mund të shpallen kampionë. Më të mirët janë ata që futen në fushën e lojës pavarësisht të kujt janë apo sa para kanë. Kjo mund të bëjë ndryshimin e madh për të ndërtuar një vend demokratik si ky që jeni ju. Nuk bëhet thënë. Si mund të mos bëhet? Po çfarë ka Shqipëria në krahasim me këtë vend ku jemi këtu? Mos ka det më të keq? Male më të pakta? Toka bujqësore më të pakta? Më pak diell? Shqipëria i ka të gjitha, por nuk ka gjë, sistemin demokratik me në krye garën që sjell ndryshimin. Ne këtë duam të bëjmë. Nuk është çështje individësh, është çështje e një formule që është ndërtuar gabim. Ne këtë duhet ta shembim. Na ngelet o të jemi peng i këtyre, ose të përballemi me ta dhe të vendosim një model të ri. Prandaj kam vetëm një thirrje për ju: Ju lutem mos na lini vetëm!” u shpreh Lapaj.

Lexo më shumë
News Image

Ne jemi të lidhur me trashëgiminë tonë, ëndrrat kolektive dhe dashurinë për vendin tonë, Shqipërinë, pavarësisht se ku ndodhemi, qoftë në qytetet e zhurmshme të Amerikës, Europës apo Azisë. Zemrat tuaja rrahin në unison në frymën e atdheut tonë. Prania juaj këtu sot është një dëshmi e përkushtimit dhe frymës mbizotëruese që na përfaqëson si komb. Ju jeni ambasadorët e kulturës sonë, vlerave dhe aspiratave tona. Përvojat dhe njohuritë tuaja janë vendimtare për përparimin tonë. Ne kërkojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke siguruar që secili prej jush të ndihet i lidhur me vendin. Ju bëj thirrje që të vazhdoni të angazhoheni dhe të investoni për të ardhmen e vendit tonë me mençurinë dhe sukseset tuaja.Pasi u konsultuam me ekspertët më të mirë, ndërtuam një program, të cilin, pasi ta prezantojmë, duam që ju, bashkëkombasit tanë, ta lexoni dhe të na sugjeroni nëse ka pika që duhen ndryshuar apo përmirësuar, duke marrë parasysh arsimin dhe eksperiencën tuaj në SHBA. Ne duam që në vitin 2025 ju të mos votoni vetëm emra, por edhe një program që është kontrata jonë me ju. Gjithashtu, duam që edhe vëllai apo motra juaj të mos votojë një kandidat për 4 vitet e ardhshme, por të votojë për një program që përfaqëson një kontratë të ndershme dhe të qartë me qytetarët shqiptarë

Lexo më shumë
News Image

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' u ndal në takimin e radhës në Bulqizë, në një bashkëbisedim me banorët e zonës dhe minatorët.Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, shpalosi angazhimin e tij për të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e atyre që kanë sakrifikuar për vendin. Duke prekur problematikat dhe vështirësitë e kësaj zone të pasur në burime natyrore, por të varfër në zhvillim, Lapaj bëri thirrje për ndërhyrje urgjente.“Faleminderit nga zemra, përulem para jush! Jeni të jashtëzakonshëm! Bulqiza është si ajo bukuria që vret! Është një nga zonat më të pasura të kombit shqiptar, një tokë e bekuar nga Zoti, por e mallkuar nga robi. Këtu, në 15 vitet e fundit, kanë humbur jetën mbi 300 minatorë,” tha Lapaj, duke kritikuar politikat e dështuara që nuk kanë mbështetur qytetarët e kësaj zone.

Lexo më shumë
News Image

Në fund fjalën e mori kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në politikë, duke vënë theksin te ndershmëria dhe profesionalizmi i brezit të ri. Ai kritikoi klasën politike të 34 viteve të fundit për mungesën e alternativave dhe refuzimin e debatit mbi dështimet e saj.Lapaj u ndal tek disa pika të programit të 'Shqipëria Bëhet':Arsimi – Rritje e buxhetit për arsimin në 7% të PBB-së brenda mandatit të parë, shkolla me orar të zgjatur dhe kushte më të mira për nxënësit.Ekonomia dhe biznesi – Përjashtim nga tatimi për fitimin për bizneset e vogla me xhiro deri në 200 milionë lekë, eliminimi i kontrolleve abuzive dhe formalizimi i tregut.Burimet natyrore – 10% e fitimeve nga burimet natyrore do t’u kalojnë bashkive për investime lokale në shkolla, kopshte dhe infrastrukturë.Shëndetësia – Reformim i sistemit me kontrata ortakërie për mjekët, duke i paguar sipas performancës për të garantuar shërbim cilësor.Kadastre dhe infrastrukturë – Transferimi i kompetencave të Kadastrës te noterët për të përshpejtuar procesin e pronësisë.Në përmbyllje, Lapaj bëri thirrje për angazhim të qytetarëve dhe theksoi se ndryshimi është i mundur vetëm me pjesëmarrje dhe mbështetje të fortë. “Forca Shkodra! Forca Shqipëria! Është koha për ndryshimin e madh!” përfundoi ai.

Lexo më shumë
News Image

Mikpritje befasuese ishte rezervuar për ekipin e 'Shqipëria Bëhet' dhe në Asti/Torino.Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre, duke theksuar lidhjen e fortë të shqiptarëve në diasporë me atdheun. Ai vuri në dukje përpjekjet për të mundësuar votën e diasporës dhe sfidat e përballura për ta bërë këtë realitet, si mbledhja e 21 mijë firmave dhe dorëzimi i një projektligji në Kuvend.Lapaj prezantoi disa nga angazhimet kryesore të Lëvizjes: • Reforma në shërbimet publike, duke eliminuar burokracinë dhe korrupsionin në ASHK. • Certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore, për të garantuar siguri pronësore. • Rritje pagash për policinë • Investime në arsim, duke rritur buxhetin në 5% të PBB në dy vitet e para dhe në 7% pas katër vitesh. • Rritje të pensioneve, duke garantuar një minimum prej 200 eurosh.

Lexo më shumë
News Image

Më 1 dhjetor, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizoi një takim me komunitetin shqiptar në Perugia. Adriatik Lapaj dhe ekipi prezantuan pikat kryesore të programit për vitin 2025, përfshirë reformën fiskale, përmirësimin e shëndetësisë dhe arsimit.Fjalën hyrëse e nisi Edona Haklaj, duke shprehur falenderimin në emër të ekipit për mbështetjen që emigrantët i kanë dhënë rrugëtimit të Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet''Më lejoni të ju shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë, për mbështetjen dhe mikpritjen që na keni bërë përgjatë një viti, duke na motivuar e treguar se PO, Shqipëria Bëhet. Faleminderit edhe për të gjitha ata që mbështeten projektligjin tonë për Votën e Diasporës, duke mundësuar që ju sot të keni të drejtën e Votës.'Haklaj u ndal dhe tek arsyet përse kishte vendosur të përfshihej në politikë me ekipin e 'Shqipëria Bëhet'.'Nuk e kisha menduar të përfshihesha ndonjëherë në politikë, sepse ajo çfarë na ishte transmetuar si politikë prej 34 vitesh, ishte një fasadë e shëmtuar e politikanëve që vetëm na kishin vjedhur, na kishin marrë të ardhmen, na kishin lënë të jetojmë të pasigurt, dhe gjithçka që lidhej me politikën për ne ishte një gënjeshtër e madhe. Arsyeja përse vendosa të përfshihem në politikë, ishte për të hapur rrugën ndaj të rinjve të talentuar, të aftë e të ndershëm që duan të jetojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.'

Lexo më shumë