News Image

“Drejtësia nuk është thjesht një ideal, por shtylla kryesore e një shoqërie të ndershme dhe një vendi të drejtë,” tha Beqiraj, duke nënvizuar rëndësinë e një angazhimi konkret për t’i dhënë fund problemeve të pronësisë dhe korrupsionit në këtë sektor.Beqiraj theksoi gjithashtu se ligji për investimet strategjike do të pezullohet deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave për ish-pronarët, duke eliminuar shpërdorimet dhe padrejtësitë që kanë ndodhur deri më sot.

Lexo më shumë
News Image

Unë jam rritur nga dy prindër me kulturë, dhe si i tillë, kur ti, xhaxhi Edi, u bëre ministër i Kulturës, unë isha 10 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryetar bashkie i Tiranës, unë isha 14 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, përfundove 12 vite në krye të Tiranës, unë isha 26 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryeministër, unë isha aq sa të thashë; u bëra baba, dhe ndoshta do të fejoj vajzën, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në pushtet.

Lexo më shumë
News Image

Në New York, një vit më parë, takova një zotëri që kishte 40 vite që kishte ikur nga Shqipëria. Ishte rreth 56 vjeç dhe quhej Belul. Ishte një nga investitorët më të mëdhenj shqiptarë në New York. Ishte një njeri që, kur e takova dhe e dëgjoja tek fliste, më iknin lotët. I thashë: “Mirë këta, po ti që ke 40 vjet?” Më tha: “Adriatik, tik e shumë të drejtë. Mua Amerika më dha shumë gjëra. Ndoshta pa Amerikën, po të kisha ndenjur në Shqipëri, do isha një hallexhi. Por ka një gjë që nuk e ndërroj dot edhe po të dua. Sa herë mbyll sytë dhe shkoj të fle, ëndrrat i shikoj në shqip.”Ndaj diaspora jonë është shpresa ime. Ju jeni shpresa e fëmijëve që vuajnë për ilaçe. Më besoni, jeni shpresa e pensionistëve që vuajnë për pensione të ulëta. Jeni shpresa dhe ëndrra e një kombi për ndryshim sepse ju nuk shiteni për 50 euro, as për 100, sepse juve nuk jua heqin dot pensionin e invaliditetit dhe nuk ua heqin dot shpresën për licenca. Ndaj bashkohuni për të bërë një ndryshim të madh. Me shumë përulësi ju kërkoj një gjë nga zemra: ju lutem, mos na lini vetëm! Mos na lini vetëm!

Lexo më shumë
News Image

Në një bashkëbisedim të mbajtur në Elbasan, u përcollën mesazhe të fuqishme për një Shqipëri më të drejtë, më të arsimuar dhe më të dinjitetshme.Takimi nisi me fjalën e inxhinieres software, Najada Kambo, e cila prezantoi vizionin e 'Shqipëria Bëhet' për transformimin e arsimit në Shqipëri. Kambo theksoi se arsimi është baza për zgjidhjen e të gjitha sfidave shtetërore, duke propozuar rritjen e buxhetit për arsimin, dyfishimin e pagave të mësuesve dhe shkolla me orar të zgjatur për të ndjekur modelet më të suksesshme ndërkombëtare.Kambo zbuloi pika të programit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave nga prindërit, krijimin e dy zonave të lira ekonomike për inovacion dhe investime të mëdha në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, për ta kthyer Shqipërinë në një qendër të ekselencës.

Lexo më shumë
News Image

Si ka mundësi që fëmijët tuaj, kudo që kanë shkuar, ia kanë dalë? Vetëm në Firence, ku kam shkuar, kam gjetur pafund vlonjatë që, kur kishin shkuar, kishin kaluar me gomone. Ndërkohë, vlonjatët e Firences kishin 18 mijë vende pune ku punësoheshin vlonjatë, italianë dhe të tjerë. Bëhet patjetër, por duhet të mos jesh hajdut. Ne vijmë me krenari sepse nuk kemi ardhur t’ju themi: këtë vajzën këtu do e bëjmë ministre. Votoni kë të doni, por jo këta përsëri sepse e kanë qelbur. Sillni risinë, jepini një shans vetes. Ne mund të dalim dhe më të këqij se këta, por mund të jemi edhe zgjidhja. Me këta e keni të sigurt që kështu do vazhdoni. 34 vite që vidheni, shtypeni, emigroni.

Lexo më shumë