News Image

Më 1 dhjetor, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizoi një takim me komunitetin shqiptar në Perugia. Adriatik Lapaj dhe ekipi prezantuan pikat kryesore të programit për vitin 2025, përfshirë reformën fiskale, përmirësimin e shëndetësisë dhe arsimit.Fjalën hyrëse e nisi Edona Haklaj, duke shprehur falenderimin në emër të ekipit për mbështetjen që emigrantët i kanë dhënë rrugëtimit të Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet''Më lejoni të ju shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë, për mbështetjen dhe mikpritjen që na keni bërë përgjatë një viti, duke na motivuar e treguar se PO, Shqipëria Bëhet. Faleminderit edhe për të gjitha ata që mbështeten projektligjin tonë për Votën e Diasporës, duke mundësuar që ju sot të keni të drejtën e Votës.'Haklaj u ndal dhe tek arsyet përse kishte vendosur të përfshihej në politikë me ekipin e 'Shqipëria Bëhet'.'Nuk e kisha menduar të përfshihesha ndonjëherë në politikë, sepse ajo çfarë na ishte transmetuar si politikë prej 34 vitesh, ishte një fasadë e shëmtuar e politikanëve që vetëm na kishin vjedhur, na kishin marrë të ardhmen, na kishin lënë të jetojmë të pasigurt, dhe gjithçka që lidhej me politikën për ne ishte një gënjeshtër e madhe. Arsyeja përse vendosa të përfshihem në politikë, ishte për të hapur rrugën ndaj të rinjve të talentuar, të aftë e të ndershëm që duan të jetojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.'

Lexo më shumë
News Image

Në vijimin e takimeve me fermerët dhe blegtorët, përfaqësues të lëvizjes 'Shqipëria Bëhet' zhvilluan një takim të rëndësishëm me fermerët dhe blegtorët e fshatit Krutje e Sipërme në zonën bujqësore të Lushnjes. Gjatë takimit u prezantua programi ekonomik i lëvizjes me fokus në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtërisë.‍Programi parashikon një sërë masash konkrete, duke filluar nga subvencionimi i prodhimit për kilogram. Një rëndësi të veçantë i është kushtuar kontrollit të cilësisë, duke propozuar vendosjen nën mbikëqyrje të plotë të subjekteve që tregtojnë fara, fidanë, pesticide dhe plehra kimike.

Lexo më shumë
News Image

“Drejtësia nuk është thjesht një ideal, por shtylla kryesore e një shoqërie të ndershme dhe një vendi të drejtë,” tha Beqiraj, duke nënvizuar rëndësinë e një angazhimi konkret për t’i dhënë fund problemeve të pronësisë dhe korrupsionit në këtë sektor.Beqiraj theksoi gjithashtu se ligji për investimet strategjike do të pezullohet deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave për ish-pronarët, duke eliminuar shpërdorimet dhe padrejtësitë që kanë ndodhur deri më sot.

Lexo më shumë
News Image

Unë jam rritur nga dy prindër me kulturë, dhe si i tillë, kur ti, xhaxhi Edi, u bëre ministër i Kulturës, unë isha 10 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryetar bashkie i Tiranës, unë isha 14 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, përfundove 12 vite në krye të Tiranës, unë isha 26 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryeministër, unë isha aq sa të thashë; u bëra baba, dhe ndoshta do të fejoj vajzën, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në pushtet.

Lexo më shumë
News Image

Në New York, një vit më parë, takova një zotëri që kishte 40 vite që kishte ikur nga Shqipëria. Ishte rreth 56 vjeç dhe quhej Belul. Ishte një nga investitorët më të mëdhenj shqiptarë në New York. Ishte një njeri që, kur e takova dhe e dëgjoja tek fliste, më iknin lotët. I thashë: “Mirë këta, po ti që ke 40 vjet?” Më tha: “Adriatik, tik e shumë të drejtë. Mua Amerika më dha shumë gjëra. Ndoshta pa Amerikën, po të kisha ndenjur në Shqipëri, do isha një hallexhi. Por ka një gjë që nuk e ndërroj dot edhe po të dua. Sa herë mbyll sytë dhe shkoj të fle, ëndrrat i shikoj në shqip.”Ndaj diaspora jonë është shpresa ime. Ju jeni shpresa e fëmijëve që vuajnë për ilaçe. Më besoni, jeni shpresa e pensionistëve që vuajnë për pensione të ulëta. Jeni shpresa dhe ëndrra e një kombi për ndryshim sepse ju nuk shiteni për 50 euro, as për 100, sepse juve nuk jua heqin dot pensionin e invaliditetit dhe nuk ua heqin dot shpresën për licenca. Ndaj bashkohuni për të bërë një ndryshim të madh. Me shumë përulësi ju kërkoj një gjë nga zemra: ju lutem, mos na lini vetëm! Mos na lini vetëm!

Lexo më shumë