December 9, 2025
.jpeg)
Pa u mbushur ende 24 orë nga nisja e qëndresës pa ndalim përpara godinës së Kryeministrisë, forcat e policisë ndërhynë duke mos lejuar vendosjen e dy çadrave kampingu në bulevard.
Në momentin e ndërhyrjes, aktivistët ndodheshin brenda çadrave. Policia i tërhoqi me forcë çadrat, duke i shkatërruar ato. Si pasojë e tërheqjes së menjëhershme, personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime.
Çadrat ishin vendosur si masë mbrojtëse ndaj temperaturave të ulëta gjatë natës, në kuadër të qëndresës paqësore që po zhvillohet prej dy ditësh përpara Kryeministrisë.
Pavarësisht ndërhyrjes, Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se protesta do të vijojë. Ata theksojnë se qëndresa nuk do të ndalet, ndërsa disa qytetarë janë dëgjuar duke thirrur “shtet që vret”, në shenjë revolte ndaj ndërhyrjes së autoriteteve.

.jpeg)