Nga çdo cep i botës,
Për Shqipërinë jepe votën!

KLIKO KËTU PËR TU rEGJISTRUAR NË KQZ
(Si votues nga diaspora)

KUSH MUND TË VOTOJË:

Çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, përfshirë dhe ata shtetas që mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve, pra 11 Maj 2025.

Kujdes! Nëse planifikoni të vini në Shqipëri për të votuar, mos u regjistroni në `Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER)`. Regjistrimi në PER do të thotë që emri juaj do të hiqet nga listat zgjedhore në Shqipëri dhe do të mund të votoni vetëm me postë nga jashtë vendit.

Kujdes! Secili person mbi 18 vjec duhet të kryejë proceduren e vetë të regjistrimit.

Si të Përgatisni Dokumentet për të VOTuar:

Fotografia duhet të plotësojë standardet e një fotografie pasaporte. Kjo do të thotë:
Heqjen e çdo aksesori (si syze, bizhuteri, etj.). Përdorimin e një sfondi tërësisht të pastër dhe të bardhë.

Nëse fëmijët dhe për anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë dokument në emrin e tyre: Në rastet kur faturat ose kontratat janë në emrin e kryefamiljarit (p.sh., prindërve), aplikantët duhet të bashkëngjisin:

1. Dokumentin e kryefamiljarit/ose çdo  anëtari që posedon kontratën, ku të jetë i qartë emri i plotë dhe adresa.
2. Një certifikatë familjare për të provuar lidhjen familjare.

SI BËHET REGJISTRIMI?

Regjistrimi i secilit shtetas do të bëhet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (shkurt: PER). Kjo platformë gjendet online në faqen e KQZ-së, ose aplikacionin e KQZ-së, që mund të shkarkohet në Google Play/App Store, dhe llogaria hapet si më poshtë:

Të paktën një nga dokumentet e listuara më poshtë, që vërteton qëndrimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

  • Duhet të deklaroni një numër telefoni ose një adresë emaili ku do t’ju vijë një kod 6 shifror për verifikim;
  • Duhet të krijoni një fjalëkalim, me të paktën 8 karaktere (nga të cilat ai duhet të përmbajë të paktën: 1 shkronjë të madhe, 1 shkronjë të vogël dhe 1 numër);
  • Bëhet verifikimi i personit që po hap llogarinë me anë të kameras, duke u vendosur përpara kameras në një pozicion të qartë, të dukshëm dhe zyrtar;
  • Plotësoni të dhënat tuaja të sakta, të tilla si data e lindjes, vendi i lindjes dhe numri personal tek mjeti juaj i identifikimit;
  • Sistemi, pasi të keni plotësuar të dhënat personale, brenda 5 ditëve do t’ju konfirmojë krijimin e llogarisë;
  • Pasi të hapni llogarinë mund të kryeni aplikimin dhe të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj.

CILAT JANE DOKUMENTET QË NEVOJITEN PËR REGJISTRIM:

Një dokument identifikimi i vlefshëm i lëshuar nga Republika e Shqipërisë: pasaportë ose letërnjoftim.

Regjistrimi i secilit shtetas do të bëhet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (shkurt: PER).

Të paktën një nga dokumentet e listuara më poshtë, që vërteton qëndrimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

  • Certifikatë pronësie ose dokument që provon pronësinë e banesës në shtetin e rezidencës
  • Vërtetim banimi ose dokument tjetër që përcakton adresën e banimit
  • Kontratë qeraje ose huapërdorje të banesës
  • Kontratë kredie për blerjen e banesës
  • Kontratë furnizimi ose faturë furnizimi me gaz, ose internet
  • Dokument të lëshuar nga shteti ku jeton, që vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor apo kamp emigracioni
KLIKO KËTU PËR TU rEGJISTRUAR NË KQZ
(Si votues nga diaspora)