February 14, 2024

'Duam votën' komuniteti shqiptar në Romë kërkon të realizohet e drejta e votës së Diasporës

Image BD

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' është ndalur në një bashkëbisedim me komunitetin shqiptar në Romë ku ndër problematikat e diskutuara ishte dhe realizimi i votës së Diasporës.


Edlira Çepani:
‘Diaspora ka nevojë për një shtet, i cili t'i japë dinjitet, edhe në vendet jashtë. Ka nevojë për një ambasadë, që nuk është vetëm një sekretari ku ne marrim certifikata, dhe ato herë pas here mezi i marrim.’

‘Arsyeja për të cilën ne jemi këtu, është se këtë rrugë për ndryshimin e Shqipërisë ta fillojmë nga themelet, duke garantuar garën, duke garantuar meritokracinë, duke garantuar demokratizimin e Shqipërisë. Se në fund të ditës, për çfarë ka nevojë Diaspora?  Kontributi juaj duhet të kthehet në fuqi vendimmarrëse në Shqipëri. Diaspora ka nevojë për një shtet, i cili t'i japë dinjitet, edhe në vendet jashtë. Ka nevojë për një ambasadë, që nuk është vetëm një sekretari ku ne marrim certifikata, dhe ato herë pas here mezi i marrim. Ka nevojë për përfaqësi, të cilat i krijojnë mundësinë të kenë kulturën e tyre, trashëgiminë e tyre edhe në vendin ku kanë zgjedhur të jetojnë. Shqipëria për momentin është si një anije, e cila po mbytet, por ka disa varka shpëtimi. Por varkat e shpëtimit nuk janë mjaftueshëm për të gjithë ata njerëz që janë aty. Dhe ne kemi dy mundësi:

Ose t'ia fusim vrapit kush po del i pari për te ajo varka e shpëtimit e të themi ne jemi në rregull, shpëtuam për vete, ose kemi mundësiné e dytë, që të mos largohemi te varka, të mos largohemi nga përgjegjësia që kemi, dhe të fillojmë ta rregullojmë të gjithë bashkë, secili duke bërë punën e vet.

Këtë gjë nuk mund ta bëjmë as me armë, nuk mund ta bëjmë duke vendosur një dorë të vogël a kontribut secili individualisht, nuk bëhet ashtu.

Ne kemi vendosur ta nisim nga themeli, se ne nëse nuk rregullojmë rrénjén, themelin, nuk do rregullojmë pasojat, asnjëherë. Cilat janë themelet?

Gara, zëri i fuqishëm i qytetarëve nëpermjet referendumeve, depolitizimi i administratës, dhe vota e diaspores.

Ne kemi nisur këtë rrugëtim, por nuk mund ta bëjmë vetëm, kemi nevojë për ju.’

Adriatik Lapaj:   ‘I them kryeministrit të vendit:

Je frikacak, sepse ke frikë të përballesh me popullin tënd kudo ndodhet,  dhe  nuk ke mbajt fjalën që ke dhënë'

Do na kesh përballë shesheve, sepse nuk je mësuar të kesh përballë njerëz që nuk i blen dot me leje ndërtimi, sepse do e çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.’

E dëgjova kryeministrin e vendit me zërin e ulur, ,  e dëgjova se kishte shkuar aty ku është komuniteti më i madh shqiptar në botë në Luksemburg, dhe u thoshte:

'Ne nuk e bëjmë dot votën e Diasporës, se nuk kemi database. '

Po database per pasaportat dhe kartat e identitetit të shqiptarëve ka ky? Po 11 vite në pushtet ka ky, apo kemi ne?

Asnjë vend në botë nuk i jep të drejtë diasporës të votojë nëpermjet një database. Ja ku është Kosova, votojnë,  dhe Kosova nuk e ka një database për emigrantët. Por, si votojnë? Ja kemi çuar projektligjin gati, e ka në parlament. Votojnë kaq thjesht sa do tua them tani.

Me një portal online, hapet nga KQZ-ja dhe nga Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ai portal është i aksesueshëm nga çdo vend i botës, online në mënyrë të drejpërdrejte. Kushdo shqiptar, mjafton të futet, të fusë të dhënat e identitetit, dhe të shprehë dëshirën për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, në çdo palë zgjedhje. Te ky sistem ti ke mundésinë të fusësh adresën ku ti banon, dhe pasi sistemi merr adresën dhe të dhënat tuaja, KQZ ka detyrimim brenda 20 ditëve, ka detyrimin ligjor tu dërgojë në shtëpitë tuaja zarfin postar, që ju si qytetarë të një vendi normal, të votoni ashtu siç voton Republika e Kosovës.

I them kryeministrit të vendit:

'Je frikacak, sepse ke frikë të përballesh me popullin tënd kudo ndodhet,  dhe  nuk ke mbajt fjalën që ke dhënë. Do na kesh përballë shesheve, sepse nuk je mësuar të kesh përballë njerëz që nuk i blen dot me leje ndërtimi, sepse do e çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.’

Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo

Ndiqni aktivitetin në linkun më poshtë: