September 8, 2026

ADRIATIK LAPAJ SHOQËROHET NGA POLICIA PAS NDËRHYRJES PËR TË MBROJTUR GAZETARIN SHPEND GASHI

Image BD

Pas protestës së sotme para Parlamentit, situata u zhvendos në rrugën “George W. Bush”, në drejtim të “Kalaja e Tiranës”, ku vijoi protesta dhe u bllokua përkohësisht qarkullimi.
Gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve, kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ndërhyri për të mbrojtur gazetarin Shpend Gashi, i cili po merrej nga civilë dhe punonjës të policisë.

Pas ndërhyrjes së tij, efektivët e Policisë shoqëruan Adriatik Lapajn dhe gazetarin Shpend Gashi.

Momentet e shoqërimit janë dokumentuar në video nga aktivistë të pranishëm në protestë, ku duket qartë mënyra e dhunshme e sjelljes së civilëve dhe uniformave të policise ndaj Lapajt.


Pas disa orëve, kreu i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet' reagoi me një video mesazh nga komisariati bashke me gazetarin Gashi, duke ju bere thirrje protestuesve të vazhdojnë protestën.